Telegrafi

Donjeta Sadiku sot përballet në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku do të jetë në ring sot.

Donjeta Sadiku përballet sot me kampionen olimpike Tokyo 2020, njëherit kampione e botës 2018, irlandezen, Anne Harrington, në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të boksit, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Sadiku ka kaluar me sukses lëndimin e pësuar në këmbë gjatë çerekfinales, dhe është e gatshme për sfidën e sotme.

Sesioni i kategorisë 60 kg, nis prej orës 17:30. Lufta e Donjetës është e gjashta me radhë. /Telegrafi/