Telegrafi

Donjeta Sadiku nuk do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Boksierja, Donjeta Sadiku, e cila fitoi muajin e kaluar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të boksit, të mbajtur në Stamboll të Turqisë, nuk do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Sadiku ka pësuar një lëndim në dorë gjatë përgatitjeve, për çka e ka të ndaluar të garojë për të paktën një muaj.

Krahas Donjetës, në Oran nuk do të udhëtojë as përzgjedhësi i femrave në boks, Faton Xhakli, shkruan faqja e Komitetit Olimpik të Kosovës.

KOK-u i ka uruar shërim të shpejtë boksieres tonë.

Ekipi mesdhetar përbëhet nga 39 sportistë, 16 trajnerë dhe 3 gjyqtarë.