Telegrafi

Donjeta Sadiku nuk ka të ndalur, mposht anglezen dhe kualifikohet në finale

Boksierja e përfaqësues së Kosovës, Donjeta Sadiku nuk ka të ndalur.

Donjeta ka vazhduar shkëlqimin në Kampionatin Evropian të Boksit që po mbahet në Turqi, transmeton KosovaPress.

Boksierja jona është kualifikuar në finalen e madhe të këtij evropiani, pasi që sonte mundi anglezen Ellie Scotiney, me rezultat unanim 3-0.

Lexo po ashtu Boksierja kosovare 'knock-out' rusen (Foto)

Donjeta edhe në duel me anglezen bëri paraqitje të mirë, sidomos ajo shkëlqeu në rundin e dytë dhe të tretë duke e ‘bombarduar’ anglezen, duke fituar duelin dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. /KosovaPress/