Telegrafi

Donjeta Sadiku nuk ia del, eliminohet nga Lojërat e dyta Evropiane

Edhe Donjeta Sadiku është eliminuar nga Lojërat e dyta Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.

Boksierja kosovare është eliminuar në përballjen e parë ndaj Ditte Frostholm të Danimarkës, në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Sadiku e filloi mjaft mirë sfidën, mirëpo danezja ishte më precize në goditjet e saj, duke e fituar përballjen me pikë nga gjyqtarët.

Lexo po ashtu Shpëtim Bajoku i pafat, eliminohet nga Lojërat e dyta Evropiane

Boksierja jonë nuk arriti të kualifikohej në 1/8 e finales në boks, duke qenë e pafat për të fituar një medalje.

Në boks sot është eliminuar edhe Shpëtim Bajoku, që ka humbur në përballjen me Ahmad Shtiwin e Izraelit në kategorinë deri në 64 kilogramë.

Përfaqësuesja e Kosovës deri më tani në Minsk ka fituar dy medalje, një të artë nga Majlinda Kelmendi dhe një të argjendtë nga Nora Gjokva në xhudo. /Telegrafi/