Telegrafi

Donjeta Sadiku nuk arrin të fitojë në çerekfinale të ‘Strandzha Cup’ në Bullgari

(Foto: Facebook/Federata e Boksit e Kosovës)

Donjeta Sadiku i ka dhënë fund pjesëmarrjes në turneun ndërkombëtar të boksit, ‘Strandzha Cup’, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Boksierja e Kosovës arriti deri në çerekfinale të kësaj gare pasi në 1/8 e finales kishte triumfuar përballe kundërshtares nga Uzbekistani, Raykhona Kodirova.

Kjo fitore e vuri atë përballë boksieres ruse, Natalia Shadrina, e cila e përfaqëson Serbinë, në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Lexo po ashtu Donjeta Sadiku vazhdon në çerekfinale të ‘Strandzha Cup’, ku ndeshet me boksieren ruse që e përfaqëson Serbinë

Mirëpo, në këtë fazë, Donjeta nuk arriti të fitonte dhe e humbi duelin e ditës së sotme (e mërkurë).

“Sot në çerekfinale në luftë për medalje 60 kg, Donjeta Sadiku pësoi humbje kundër boksieres ruse me shtetësi të Serbisë, Shadrina Natalia”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës. /Telegrafi/