Telegrafi

Donjeta Sadiku merr fitoren e radhës në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’

Boksierja Donjeta Sadiku është kualifikuar në çerekfinale të turneut kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Donjeta ka vazhduar me fitore në turneun kualifikues që po mbahet në Busto Arsizio të Italisë.

Pasi triumfoi dje (e martë) ndaj boksieren nga Britania e Madhe, Shona Whitwell, Donjeta ka marrë edhe një fitore sot (e mërkurë).

Boksierja jonë në ndeshjen e dytë mundi kundërshtaren greke, Christina Linardatou, në kategorinë deri në 60 kg.

Me këtë fitore, Donjeta është kualifikuar në çerekfinale dhe tani i duhen edhe dy fitore për ta siguruar ‘vizën’ për Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’. /Telegrafi/