Telegrafi

Donjeta Sadiku kualifikohet në gjysmëfinale, tani është vetëm një fitore larg Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’

Boksierja Donjeta Sadiku është kualifikuar në gjysmëfinale të turneut kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Donjeta ka vazhduar me fitore në turneun kualifikues që po mbahet në Busto Arsizio të Italisë.

Pasi triumfoi të martën ndaj boksieren nga Britania e Madhe, Shona Whitwell, Donjeta fitoi edhe të mërkurën kundër kundërshtares greke, Christina Linardatou.

Por, Donjeta nuk u ndal me kaq pasi ka fituar edhe sot (e enjte) në çerekfinalen e kategorisë deri në 60 kg ndaj gjermanes Felicitas Ganglbauer.

Me këtë fitore, boksierja jonë është kualifikuar në gjysmëfinale dhe tani i duhen edhe një fitore dy fitore për ta siguruar ‘vizën’ për Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Ndryshe, ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen të shtunën. /Telegrafi/