Është hedhur shorti për garat e boksit në LO Paris 2024, ku boksierja jonë, Donjeta Sadiku ka mësuar kundërshtaren e parë.
Sadiku do të përballet në raundin e parë me Thamanya Somnuek nga Tajlanda, kategoria -60 kg.
Lufta zhvillohet të shtunën me fillim në ora 21:00.
Donjeta Sadiku ka hequr dorë nga ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Parisi 2024” dhe ka zgjedhur të pushojë e të përgatitet për luftën e rëndësishme.
Synimi i saj është medalja olimpike. /Telegrafi/