Telegrafi

Donjeta Sadiku ftohet si sparing partnere e boksieres më të mirë në botë, Mira Potkonen

(Foto: Facebook/FBOXK)

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, është ftuar si sparing partnere e boksieres më të mirë në botë, medalistes olimpike, botërore dhe evropiane, Mira Potkonen.

Kjo ftesë është e mirëseardhur për boksieren tonë, të cilës do t’i ndihmojë si parapërgatitje për kualifikimet evropiane për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që mbahen në Paris të Francës, prej 04-08 qershor 2021.

“Me ftesë të Federatës së Boksit të Finlandës dhe Komitetit Olimpik të Finlandës, boksierja jonë, Donjeta Sadiku, së bashku me trajnerin e saj, Besim Brahimi, janë ftuar për të marrë pjesë në përgatitje në Tampere të Finlandës”.

“Donjeta Sadiku është ftuar si sparing partnere e boksieres më të mirë në botë, medalistes olimpike, botërore dhe evropiane, Mira Potkonen. Përgatitjet do të mbahen prej 9-22 prill 2021”.

“Federata e Boksit e Kosovës e vlerëson lartë ftesën, e cila është e mirëseardhur për boksierën Sadiku, të cilës do t’i ndihmojë si parapërgatitje për kualifikimet evropiane për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që mbahen në Paris të Francës, prej 04-08 qershor 2021”.

“FBOXK falënderon Federatën e Boksit të Finlandës dhe trajneren Maarit Teuronen, për ftesën, si dhe për heqjen e të gjitha shpenzimeve për Donjeta Sadikun”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.