Telegrafi

Donjeta Sadiku eliminohet me pikë nga Lojërat Olimpike

Donjeta Sadiku është mposhtur nga kolumbiania Pana Valdes  me pikë, duke përfunduar rrugëtimin në Lojërat Olimpike.

Boksierja jonë e filloi me kujdes të shtuar në raundin e parë, por që ishte një angazhim jo edhe i lartë në tempo.

Edhe raundi i dytë ishte skenar i të parit, me Donjetën që kërkonte të dilte përpara, por që kolumbiania ishte e vështirë për t’u përballuar.

Në raundin e tretë ishte një ofensivë e plotë nga Sadiku, por që kjo nuk i mjaftoi.

Boksierja jonë nuk ia doli të kalonte tutje, duke mbetur pa medalje në këto Lojëra Olimpike.

Ajo u mposht 3-2 në pikë, ndërsa do të shpresojë që të ketë paraqitje më të mira pas katër viteve të ardhshme. /Telegrafi/