Telegrafi

Donjeta në përgatitje për Kampionatin Evropian

Nënkampionia e botës, Donjeta Sadiku, ka nisur përgatitjet për kampionatin Evropian që kësaj herë mbahet në Ordu të Turqisë.

Bokserja jonë është duke u përgatitur në kampin evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë dhe që do të zgjasë deri më 16 shtator, transmeton KP.

Kampionati Evropian i boksit nis më 17 shtator dhe zgjat nëntë ditë. Donjeta është duke punuar intensivisht me trajnerin Besim Brahimi.

Ajo është kandidatepotenciale për të rrëmbyer medalje në këtë Evropian.