Site icon Telegrafi

Donjeta Dragusha, emërohet drejtoreshë për Zhvillim Rural në Prishtinë, e uron Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abixhiku, ka uruar Donjeta Dragushën në detyrën e re, të drejtoreshës për Zhvillim Rural në Prishtnë.

Në një shkrim n Facebook, Abdixhiku tha se Donjeta, në procesin e fundit zgjedhor të LDK-së, u zgjodh Kryetare e Degës së Parë në Prishtinë, duke lënë kështu një shenjë të bukur të historisë partiake në Kryeqytet.

“Ajo sot ngre përgjegjësinë në nivel të ri. Duke e njohur nga afër, jam jashtëzakonisht i lumtur për të; si shembull i aktivizmit e si model për vajza të reja në veprim politik e në shërbim publik”.

“Donjeta i bashkohet Jehonës e Sibelit, në detyrat e sapo mara, si tri gra – të pavarura, profesioniste e me integritet. Ato rreth vetes kanë gjetur e do të gjejnë një ekip të dalluar qeverisës; gjersa para vetes kanë detyra sa fisnike aq dhe me pritje të mëdha; në arsim, kulturë e bujqësi; ky qytetarët presin, ku qytetarëve duhet tu shërbejmë me plot vullnet e pastërti”.

“Të priftë e mbara Donjeta”.

“Do të kesh gjithë mbështetjen në këtë rrugëtim”, shkroi Abdixhiku.

Exit mobile version