Site icon Telegrafi

Donjeta dhe Riki publikojnë këngën e re “14”

Pas disa ditësh pritjeje dhe paralajmërimesh në rrjetet sociale, artistët e njohur Donjeta dhe Riki më në fund kanë publikuar projektin e tyre të përbashkët muzikor, të titulluar “14”.

Kënga, e cila tashmë është e disponueshme në të gjitha platformat muzikore, sjell një kombinim unik të stileve të dy artistëve dhe pritet të jetë një nga hitet më të dëgjuara të momentit.

“14” është realizuar nga producenti i talentuar Bini Diez, i cili ka dhënë një prekje të veçantë në krijimin e melodisë dhe ritmit.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërsa për tekstin janë kujdesur vetë Donjeta, Riki dhe Bini Diez, duke sjellë një histori që përçon emocion dhe ndjenjë te dëgjuesit.

Për të kompletuar projektin, kënga është shoqëruar me një videoklip të kuruar në detaje, i cili është finalizuar nga XL Films.

Videoja pritet të tërheqë vëmendjen e publikut përmes skenave të veçanta dhe estetikës vizuale moderne.

Ky bashkëpunim mes Donjetës dhe Rikit është pritur me entuziazëm nga fansat dhe tashmë po merr reagime pozitive në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version