Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Donjet Bislimi ka treguar planet e tij në sistemin e edukimit në rast se zgjedhjet deputet, dhe çfarë do të bëjë ai konkretisht në fushën e edukimit.
Bislimi po ashtu ka folur se për profilizimin e të rinjëve dhe ngritjen e tyre në karrierë.
Më poshtë intervista e plotë:
Cilat janë planet e juaja sa i përket sistemit të edukimit?
Edhe pse ka pasur të arritura duke marrë parasysh që kemi vetëm 20 vite që kemi dalur nga lufta, se fundmi ka pasur ngecje në rritjen e cilësisë së arsimimit dhe janë shfaqur probleme që nga arsimi primar e deri tek ai universitar. Rritja e cilësisë së edukimit është jetike në proceset e shtet-ndërtimit andaj zë vend kyç në agjendën e PDK-së dhe qeverisë Veseli.
Çfarë ndryshime do të sugjeronit në të mirë të rritjes së cilësisë së arsimit?
Ka hapësirë për ndryshime duke filluar që nga sistemi para-shkollor e deri tek ai universitar e akademik. Sistemi para-shkollor lë shumë për të dëshiruar duke dështuar të i ofrojë kushtet që fëmijët tanë meritojnë. Më pas kemi probleme me profilizimin e të rinjve, gjë që krijon mungesa të profesioneve të caktuara në tregun e punës e në raste tjera krijon teprica duke rritur numrin e papunësisë. Sa i përket sistemit universitar e atij pas universitar shoh hapësirë për përmirësim si në cilësi ashtu edhe në kuadro.
Cilat janë disa disa nga projektet në fushën e edukimit të cilat do të shtyenit si deputet?
Siç thashë duhet të fillojmë nga sistemi para shkollor apo çerdhet siç njihen në publik, pra duhet të ofrojmë kushte më të mira, siguri më të madhe, mbështetje institucionale me qellim të mbrojtjes së fëmijëve në këto çerdhe. P.sh një projekt konkret do të ishte propozimi i një projekti i cili do të mbështeste të rinjtë e të rejat që kanë përfunduar fakultetin e edukimit për hapjen e çerdheve në bazë të standardeve të vendosura nga ekspertet e edukimit si dhe në koordinim me mjekët dhe nutricionistët me qëllim që të ofrojmë më të mirën për fëmijët tanë.
Ndërsa sa i përket problemit që kemi me profilizimin e të rinjve do të propozoja ndryshime në sistemin edukues ku të rinjtë përmes qendrave për këshillim të karrierës do të ndihmoheshin në zgjedhjen e karrierës së tyre duke u bazuar në cilësitë e tyre.
Potenciali i rinisë duhet të shfrytëzohet edhe nga ana akademike ku shumë të rinj nëse do të kishin përkrahje më të madhe do të arrinin të bënin studime e publikime me të cilat jo vetëm që do të ndihmonin në zhvillimin e vendit të tyre mirëpo do të arrinin edhe të përfaqësonin vendin e tyre denjësisht në botën akademike. Andaj do të angazhoja tërë kapacitetin tim që një gjë e tillë të ndodhte përmes krijimit të një fondi i cili, i dedikohet enkas të rinjve të cilët duan të mirren me studime shkencore./Telegrafi/