Site icon Telegrafi

Donis Avdijaj mbetet zyrtarisht lojtar i lirë, ndërpret kontratën me marrëveshje të dyanshme me Willem II

Donis Avdijaj zyrtarisht ka mbetur futbollistë i lirë.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës e ka ndërprerë kontratën me skuadrën holandeze Willem II.

Drejtuesit e klubit holandez e kishin suspenduar istogasin në muajin dhjetor pasi Avdijaj i kishte thyer rregullat.

22-vjeçari para ndeshjes me Emennin në kampionat ishte larguar nga hoteli pa lejen e trajnerit për tu shëtitur nëpër qytet.

Kjo sjellje e tij i ka kushtuar Avdijajt me suspendim nga klubi.

Që nga dhjetori sulmuesi nga Kosova nuk është grumbulluar fare nga klubi i tij Willem II.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme klubi holandeze ka konfirmuar se ka ndërprerë kontratën me Avdijajn me një marrëveshje të dyanshme.

Avdijaj deri në fund të këtij edicioni pritet të jetë lojtar i lirë para se të nënshkruaj një kontratë të re me ndonjë ekip të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version