Ish-deputetja e AAK-së tashmë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi siç duket po ndjen nostalgji për kohën kur opozita ishte e bashkuar e sidomos në protesta.
Ajo ka postuar në rrjetin social Facebook një fotografi nga protesta e fundit e opozitës së bashkuar që u mbajt me 17 shkurt, transmeton Telegrafi.
E në këtë fotografi nuk kanë munguar as komentet e përkrahësve të saj të cilët i kanë bërë lutje që t’i bashkëngjitet protestës së 14 majit të thirrur nga AAK-ja.
Mbetet të shihet nëse Kadaj-Bujupi do të mund t’ia thyejë mendjen partisë së saj më të re në mënyrë që edhe një herë opozita të protestojë e bashkuar./Telegrafi/