Site icon Telegrafi

Donika-Kadaj: Nëse Qeveria ia plotëson dëshirën Daçiqit, protestat do të eskalojnë në dhunë (Video)

Sa herë që ministrja për Dialog, Edita Tahiri, paralajmëron “diçka të mirë për Kosovën”, ndodh e kundërta, ka thënë Donika Kadaj-Bujupi, në emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum.

Ajo ka komentuar edhe kushtet e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, për vazhdim të dialogut me Kosovën, ku potencohet formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, ajo tha se do të ketë protesta të mëdha që do ta kundërshtojnë këtë, e të cilat mund të eskalojnë në dhunë.

Kadaj-Bujupi ka komentuar edhe deklaratën e kryeparlamentarit Kadri Veseli, se seanca – për rastin e vdekjes në Burgun e Prizrenit të aktivistit të VV-së, Astrit Deharit – do të mbahet më 14 dhjetor.

“Ka vendos për këtë datë, sepse atë ditë disa prej neve deputetëve kemi ftesa për seanca gjyqësore”, ka thënë ajo. ‘Demokracia në Kuvend ka vdekur në momentin që kryetar është bë njeriu i nëntokës’. /Telegrafi/

https://youtu.be/fn8Tp1XL-1E

Exit mobile version