Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se kalimi i saj në këtë parti ka qenë në një moment kyç.
“Kam kaluar në Vetëvendosje në një moment kyç. E kam gjet një ambient të jashtëzakonshëm, një vend kur ofron mundësi për kuadro të ndryshme. Janë me mija aktivistë që e bëjnë punën e tyre mirë”, ka thënë Kadaj-Bujupi në Rrokum Roll.
Ajo shtoi se asnjë parti në Kosovë nuk është e profilizuar në të djathtë apo në të majtë, përveç VV-së.
“Kemi arritë në një fazë ku kemi pushtet e jo shtet, kur po rritet pushteti e po humb shteti”, vleresoi deputetja, duke theksuar se në vend ka probleme të shumta sociale e ekonomike.
“Nëse është kriter shtesë Demarkacioni me Malin e Zi, atëherë është krejt e padrejtë. Duhet me u diskutu edhe njëherë marrëveshjen përderisa egziston mundësia e ofruar nga Mali i Zi”, tha ajo.
Sipas Kadaj-Bujupi është një drejtë e mohuat për dekada me radhë, pasi kemi qenë si një zonë gri, kjo per fajin e qeveritareve te korruptuar.
“Përtej vullnetit të Malit të Zi, Thaçi e kompania e tij insistojnë që Kosova me heq dorë nga një toke vitale, nga një tokë e Kosovs”, shtoi ajo.
Duke folur për riformatizimin, deputetja Kadaj-Bujupi tha se riformatizimi ndodh kur shkon Isa Mustafa si kryeministër, e Kadri Veseli si kryeparlamentar.
“I kemi dhënë tana sqarimet tona për 14 maj. Na kemi me qenë në angazhime të partisë, e s’kemi çka të shtojmë”, theksoj Kadaj-Bujupi.
Në vazhdim, Kadaj-Bujupi tha se VV është rrit dhe se ësht veç 2 për qind larg PDK.
https://www.youtube.com/watch?v=4T0SHo6AjOo