Komisionet parlamentare kanë filluar tashmë konstituimin. Së fundmi është konstituar Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Ky komision do të udhëhiqet nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi.
Komisioni tashmë ka mbajtur mbledhjen e parë ku janë diskutuar tema të ndryshme.
Anëtarët e tjerë të këtij komisioni janë:
Ganimete Musliu nga PDK zv/kryetare e parë,
Bahrim Shabani, nga Grupi 6+, zv/kryetar i dytë
Arbër Rexhaj, nga LVV- anëtar
Anton Çuni, nga LDK- anëtar
Teuta Rugova, nga LDK- anëtare
Xhevahire Izmaku, nga PDK-anëtare
Slavko Simiq,nga Lista Serbe- anëtar
Bekë Berisha, nga AAK- anëtar
Haxhi Shala, nga Nisma- anëtar. /Telegrafi/