Dy deputet nga Lista e Vjosa Osmanit kanë marrë pozita në kabinetin e Qeverisë Kurti 2.
Donika Gërvalla është propozuar zëvendësministre e dytë dhe ministre për punë të Jashtme, ndërkaq Faton Peci ministër i Bujqësisë.
Seanca për zgjedhjen e Qeverisë Kurti 2 është duke vazhduar, teksa përfaqësuesit e partive politike janë duke mbajtur fjalime. /Telegrafi/