Site icon Telegrafi

Donika Gërvalla sulmon ashpër kreun e LDK-së

Aaktivistja e LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla Schwarz, ka publikuar sot një fotografi ku shihen presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, teksa shtrëngojnë fort duart.

Gërvalla-Schwarz, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “kur në krye të një partie një grusht njerëzish pa parime, pa guxim, pa vizion politik dhe pa integritet personal për vite me radhë e përdhunojnë vullnetin politik të elektoratit dhe anëtarëve të kësaj partie, atëherë shpërthimet si këto të fundit nuk habisin aspak”.

Postimi i plotë i Donika Gërvalla-Schwarz:

“Kur në krye të një partie një grusht njerëzish pa parime, pa guxim, pa vizion politik dhe pa integritet personal për vite me radhë e përdhunojnë vullnetin politik të elektoratit dhe anëtarëve të kësaj partie, atëherë shpërthimet si këto të fundit nuk habisin aspak.

Dhe mos të qajnë me lotë krokodili puthadorët frikacakë, të gjithë ata që me vite të tëra u bënë spektatorët më të neveritshëm të rrënimit të partisë më fisnike ndër shqiptarët e të gjitha viseve.

LDK shpresë dhe besë dikur, ndoshta edhe nesër përsëri, por sot dhe me këto figura në krye, kurrsesi”, ka shkruar Gërvalla-Schwarz. /Telegrafi/

Exit mobile version