Site icon Telegrafi

Donika Gërvalla nesër përfaqëson Kosovën në mbledhjen e KS të OKB

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se ministrja Donika Gërvalla do të përfaqësojë Kosovën në seancën e nesërme (e mërkurë) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Gërvalla është nisur për në New York.

“Gjatë kësaj seance, Ministrja Gërvalla do të shpalosë arritjet e Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë procesin e demokratizimit, zhvillimin ekonomik, të drejtat e komuniteteve dhe situatën aktuale në komunat veriore të Republikës së Kosovës”.

“Gjithashtu, Ministrja Gërvalla do të flasë edhe për veprimet destabilizuese të Serbisë dhe sfidat që ato paraqesin për paqen dhe stabilitetin në rajon. Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet të mërkurën, më 30 tetor, duke filluar nga ora 16:00 sipas orës lokale të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version