Mbrëmja finale e spektaklit “Miss Earth 2013” zhvillohet të shtunën (7 dhjetor), ndërsa udhëhiqet nga aktori dhe modeli britanik, Oli Pettigrew dhe modelja dhe prezantuesja me origjinë amerikane, Linda Black. Kantautori amerikan, David Pomeranz, është ftuar si mysafir për të performuar në skenë.
Krahas përfaqësueses së Kosovës, në këtë event është pjesëmarrëse edhe ‘Miss Earth Albania’, Afvroviti Goge.
Afvroviti Goge, Foto: Veton Osmani
Miss Earth është një ndër tri konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë, që krahas bukurisë promovon edhe mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillon aktivitete të shumta humanitare.
Përfaqësimi i Kosovës dhe Shqipërisë në “Miss Earth 2013” mundësohet nga “Agnesa Vuthaj Association”.
Donika Emini fitoi kurorën e ‘Miss Kosova Earth’ në spektaklin ‘Miss Kosova 2013’ që u zhvillua në muajin gusht, krahas Mirjeta Shalës e cila u shpall ‘Miss Kosova Universe’ (por që nuk e përfaqësoi Kosovën në konkursin “Miss Universe 2013” që u zhvillua në Moskë, pasi autoritetet ruse nuk e lejuan pjesëmarrjen e saj, duke qenë se Rusia nuk e ka njohur Kosovën). /Telegrafi/
Miss Earth Kosova me veshje kombëtare me motive të Hasit, realizuar nga Nadire Zymberi – Menakon.