Site icon Telegrafi

Donika Dabishevci përfaqëson Kosovën në Qipro

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë, i gjashtëmbëdhjeti me radhë, organizohet në kuadër të Javës së Kulturës nga Komuna e Iskeles, ku janë paraparë edhe aktivitete të tjera të cilat përfaqësojnë kulturën e artin.

Dabishevci, e cila është doktore shkencash në studime letrare, do të paraqitet me një studim për poezinë e sotme në Kosovë, në kuadër të temës së sivjetshme të Festivalit dhe po ashtu do të lexojë edhe disa poezi të saj.

Poetja Donika Dabishevci është e vetmja shqiptare që do të jetë pjesë e këtij takimi ndërkombëtar. /Telegrafi/

Exit mobile version