Site icon Telegrafi

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? – verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Të dielën (9 shkurt) nis procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të vendit, ku qytetarët do të japin verdiktin e tyre në qendrat e votimit nëpër komunat e tyre për të dhënë votën për një subjekt politik.

Por, nëse qytetarët nuk e dinë dhe duan të informohen se në cilën qendër votimi të votojnë, atëherë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mundësuar që përmes këtij linku të informoheni saktë për qendrën në komunën tuaj.

Në këtë link ju duhet të shënoni vetëm numrin personal të letërnjoftimit dhe datën e lindjes suaj, raporton Telegrafi.

Ndryshe, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, nga 2 milionë e 47 mijë e 295 qytetarë, në Republikën e Kosovës janë 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është 104 mijë e 924.

Lexo po ashtu Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Nga 1.6 milion banorë prej regjistrimit të fundit të popullsisë, numri i qytetarëve mbi 18 vjeç në bazë të të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në Kosovë është 1 milion e 179 mijë e 73, e që i bie se 868,224 qytetarë me të drejtë vote janë me qëndrim jashtë vendit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version