Së fundmi, Kim ka publikuar një video ku stilistja e famshme Jen Atkin shpjegon në pak hapa si të realizojmë ondet aq të preferuara.
E thjeshtë fare nëse ndiqni këta hapa.
Filloni duke i larë flokët mirë dhe thajini deri në 70% të tyre.
Ndajini flokët në tre pjesë dhe aplikoni produktin që ju ndjeni se i mban ato më mirë në pozicion. Edhe një xhel apo spraj i thjeshtë do bëntë punë.
Duhet të krijoni një ndarje të theksuar mes dy anëve dhe njërën prej tyre duhet ta krihni në mënyrë që një pjesë e flokëve të jetë shumë afër më fytyrën.
Përdorni dy gishta, gishtin treguesit dhe atë të mesit për të fiksuar pak nga pak këtë anë.
Aty ku keni vendosur gishtat vendosni një kapse dhe vazhdoni me pjesët poshtë deri sa të shkoni në fund.
Bëni të njëjtën gjë dhe me anën tjetër të flokëve.
Lërini flokët të thahen por mos i hiqni kapset deri sa të jenë tharë plotësisht.