Një nga sfidat që hasin vajzat me flokë të drejta është krijimi i kaçurrelave perfekte pa i djegur ato.
Mund të përdorni piastrën, mashën apo edhe tharësen por gjithsesi ato do dëmtohen.
Ju nevojitet vetëm një krehër plastik, një losion fiksues dhe karfica të vogla të zeza.
Fillimisht duhet t’i ndani flokët në disa seksione dhe pastaj të lyeni fijet e flokëve me losionin fiksues, rrotullojini fijet dhe më pas formoni një topuz të vogël për secilën prej tyre.
Përsëriteni këtë gjë deri sa të mbaroni me të gjitha flokët.
Bëjeni këtë metodë para se të flini në mënyrë që t’i mbani gjithë natën dhe në mëngjes të keni arritur kaçurrelat ideale.