Site icon Telegrafi

“Doni foto? Duhet të paguani!”, përgjigja epike e Guardiolës ndaj një polici rrugor pasi u gjobit

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola tregoi se kishte një sens humori pasi u gjobit për parkimin e gabuar të makinës së tij.

Trajneri spanjoll u penalizua gjatë javës duke iu shqiptuar një tiketë për parkimin e mjetit të tij në një zonë të shënuar me ndalim parkimi.

Kur Guardiola po kthehej në makinën e tij, një polic trafiku e informoi për gjobën ndërsa i kërkoi një fotografi.

Megjithatë, përgjigja e trajnerit të Cityt ishte thjeshtë epike.

“Doni një foto? Ju duhet të paguani për foton!”, i tha Guardiola në shaka policit të trafikut që e kishte gjobitur.

Por, edhe përkundër se ishte me shaka, Guardiola nuk ia ofroi foton, pasi u fut menjëherë në makinë. /Telegrafi/

Exit mobile version