Site icon Telegrafi

Donejta Sadiku pritet me nderime në Kosovë pas suksesit ku ftoi madaljen e bronztë

Foto: Kosovo Olympic Committee/Facebook

Medalistja e bronztë e botës në boks, Donjeta Sadiku, është nderuar sot nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Federata e Boksit e Kosovës, për suksesin e arritur në Kampionatin Botëror të Femrave, të mbajtur në Stamboll të Turqisë.

Të pranishëm në sallën “1 Tetori”, ku sot u zhvilluan edhe finalet e turneut “Lah Nimani”, ishin edhe legjendat e boksit, të cilat kanë lënë gjurmë në vitet 70-ta dhe 80-ta.

Në fjalën e tij, presidenti i KOK-ut, Krasniqi vlerësoi lart suksesin e Donjetës, duke theksuar se kjo arritje ka ardhur edhe pas mbështetjes që KOK i ka dhënë Sadikut, derisa uroi që ky sukses të kulmojë edhe me podiumin olimpik Paris 2024.

Lexo po ashtu Donjeta Sadikut i dorëzohet medalja botërore, fiton edhe 25 mijë dollar shpërblim

Edhe zëvendësministrja Daulina Osmani theksoi se traditën e boksit kosovar po e vazhdon një femër, e cila i solli vendit medaljen e bronztë të botës.

Kryetari i FBOXK-së, Enver Krasniqi, po ashtu vlerësoi lartë suksesin e Donjeta Sadikut, duke i uruar fat dhe suksese të mëtejmë asaj dhe boksierëve tjerë.

Boksierja Sadiku, që të bronztën e fitoi gjatë kësaj jave në kategorinë deri në 60 kilogramë, u shpreh e lumtur me suksesin, të cilin ia dedikoi gjithë Kosovës, ndërsa theksoi se synimet e tanishme të saj janë Lojërat Mesdhetare Oran 2022, Kampionati Evropian, si dhe Lojërat Olimpike Paris 2024.

Exit mobile version