Site icon Telegrafi

Doncic zhvillon ndeshjen më të mirë, Lakers triumfojnë në udhëtim te Nuggets

Los Angeles Lakers ka marrë një tjetër fitore në NBA, kësaj radhe duke shkaktuar befasi në fushën e Denver Nuggets që ishin favorit para ndeshjes.

Luka Doncic më në fund duket si basketbollisti që jemi mësuar ta shohim në fusha të NBA dhe mbrëmë ai luajti ndeshjen e tij më të mirë me fanellën e Los Angeles Lakers.

Lakers ishin mysafirë të Denver Nuggets dhe triumfuan me 23 pikë diferencë, derisa slloveni Luka Doncic shkëlqeu në këtë ndeshje.

Për 30 minuta sa ishte në parket, Dondic shënoi 32 pikë, pati 10 kërcime dhe dhuroi shtatë asistime derisa pati edhe katër topa të vjedhur dhe një bllokadë.

Me lojë të mirë u dallua edhe LeBron James që e mbylli ndeshjen me 25 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime, derisa shtoi edhe tre bllokada.

Ndeshje spektakolare u zhvilluar edhe ajo mes Philadelphia 76ers dhe Brooklyn Nets, ku triumfuan mysafirët me dy pikë diferencë 103:105.

Rezultatet:

Philadelphia – Brooklyn 103:105

Denver – LA Lakers 100:123

Utah – Houston 124:115

Portland – Charlotte 141:88

Exit mobile version