Gjatë natës së mbrëmshme janë luajtur tre ndeshje në xhiron e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku fituan Dallas Mavericks, Atlanta Hawks dhe Detroit Pistons.
Dallas mposhti Orlandon me rezultat 108:85 dhe Luka Doncic udhëhoqi Mavericks në një triumf rutinë.
Slloveni e përfundoi ndeshjen me 32 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistime, ndërsa në krahun tjetër më efektivi ishte Franz Vagner me vetëm 13 pikë.
Atlanta mundi New Orleans 126:111 falë 29 pikëve të Jalen Johnson dhe 23 pikëve të Trae Young. Në anën tjetër Brandon Ingram shënoi 32 pikë.
Detroit mposhti Brooklynin me rezultat 106:92. Deri në gjashtë lojtarë të Pistons patën një performancë dyshifrore, dhe më i larti (819) u shënua nga Cade Cunningham.
Në radhët e skuadrës së mundur Cameron Johnson shënoi 26 pikë. /Telegrafi/