Basketbollisti i Dallas Mavericks, Luka Doncic, basketbollisti i Chicago Sky, Candace Parker dhe ylli i Brooklyn Nets, Kevin Durent ishin ndër ata, fotot e të cilëve do të zbukurojnë lojën e basketbollit nga liga më e fortë në botë NBA 2K22.
NBA po feston 75 vjetorin e themelimit, dhe me atë rast, legjendat e NBA Kareem Abdul-Jabbar dhe Dirk Nowitzki do të jenë në kopertinën për NB 75th Anniversary Edition (së bashku me Kevin Durant).
Durant ka qenë më parë në kopertinat, përkatësisht në NBA 2K13 së bashku me Blake Griffin dhe Derrick Rose, si dhe lojën NBA 2K15.
Sa për Nowitzki dhe Doncic, ata janë lojtarët e parë të Mavericks që e gjejnë veten në kopertinën e një loje të NBA.
Disa nga yjet e përmendur u njoftuan në rrjetet sociale me këtë rast.
“Jam jashtëzakonisht krenare që jam gruaja e parë në kopertinë në historinë e lojës NBA2K. Jam e nderuar të punoj me një kompani që investon në gra dhe beson në suksesin tonë. Shpresoj që gra të tjera të shkëlqyera të vijnë pas meje”, tha Parker në Twitter.
“Unë jam i nderuar të ndaj kopertinën e lojës NBA2K 75th Anniversary Edition me të mëdhenjtë Kareem Abdul-Jabbar dhe Dirk Nowitzki”, tha Durant.
“Nuk jam i sigurt se kush janë këta djem të tjerë, por jam i nderuar të jem në kopertinën e lojës NBA 2K22. Faleminderit”, bëri shaka Nowitzki.
“Është një nder të jem në kopertinën e lojës NBA 2K22. Faleminderit”, shtoi Doncic. /Telegrafi/