Site icon Telegrafi

Doncic lë në baltë Slloveninë – Kanadaja plotëson gjysmëfinalistët

Kanada u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Botës në basketboll, pasi mposhti Slloveninë në një ndeshje të shkëlqyer çerekfinale me rezultat 100:89.

Pjesa e parë ishte fenomenale dhe ndoshta më e mira në të gjithë kampionatin e deritanishëm. Ekipet kaluan me radhë në avantazh dhe shënuan nga të gjitha pozicionet, kështu që rezultati u barazua 50:50 në pushim.

Megjithatë, çereku i tretë solli një lojë të furishme nga Kanadaja, e cila fitoi një avantazh të madh dhe të konsiderueshëm prej nëntë pikësh, të cilin e mbajti pa probleme deri në fund të takimit.

Lojtari më efikas te Kanadaja ishte Shai Gilgeous-Alexander me 31 pikë dhe u dallua RJ Barrett me 24 ndërprerje.

Në radhët e Sllovenisë emri i parë ishte Luka Doncic me 26 pikë, i cili u pezullua në mesin e çerekut të katërt për dy gabime teknike.

Ndeshjet gjysmëfinale janë caktuar për të premten në ora 10:45 dhe 14:40, dhe të parët do të marrin fjalën basketbollistet e Serbisë dhe Kanadasë.

Në gjysmëfinalen e dytë do të përballen SHBA-ja dhe Gjermania. /Telegrafi/

Exit mobile version