Pas tregtisë së madhe që tronditi NBA-në mes Dallas dhe LA Lakers, dolën informacione për peshën e tepërt të Luka Doncicit.
ESPN raportoi pas tregtisë se slloveni aktualisht peshon 122 kg, që ishte një nga pyetjet në konferencën e djeshme për shtyp ku Donçic u prezantua si lojtari i ri i Lakers.
Gjithashtu u tha se Donccishte jashtë formës, gjë që ai e mohoi, duke theksuar se kjo nuk ishte e vërtetë, por se ishte veçanërisht motivuese për të.
“Ky është një motiv i veçantë, e di që nuk është e vërtetë dhe se më motivon edhe më shumë”.
“Kam ardhur këtu në një nga klubet më të mëdha në historinë e sportit dhe ky është një motiv i madh për mua që të qëndroj këtu për një kohë të gjatë”, tha Doncic.
Doncic ishte mbrëmë për herë të parë si lojtar i Lakers-it, i ulur pranë pankinës dhe shihte skuadrën e tij duke triumfuar në derbin e qytetit ndaj Clippers me rezultat 122:97.
Nga ana tjetër, ish-klubi i tij Dallas u mposht si mysafir në 76ers me rezultat 118:116. /Telegrafi/