Dallas Mavericks ka vazhduar me formë shumë të mirë në NBA.
Në Toyta Center të Houstonit, është zhvilluar derbi i Teksasit mes Houston Rockets dhe Dallas Mavericks, ku fitore shënuan mysafirët me 14 pikë diferencë 123:137.
Për Mavericks kjo ishte fitorja e pestë radhazi në NBA dhe e 11-ta në përgjithësi këtë edicion.
Fundori slloven, Luka Doncic ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë takim me 41 pikë të shënuara, 10 asistime e gjashtë kërcime.
Me lojë të mirë tek Mavericks u dallua edhe Tim Hardaway me 31 pikë, ndërsa Porzingis shtoi 23 pikë e 13 kërcime.
James Harden me 29 pikë e 11 kërcime si dhe Russell Westbrook me 27 pikë ishin më efikasit tek Rockets, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/
Rezultatet:
Houston – Dallas 123:137
New York – Brooklyn Nets 101:103
Washington – Sacramento 106:113
Denver – Phoenix 116:104
LA Clippers – New Orleans Pelicans 134:109