Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në kuadër të aktivitetit të saj humanitar, sot i ka dorëzuar çelësat e banesës familjes Fetahu, e cila është me prejardhje nga Medvegja, por që jeton në Fushë – Kosovë, që nga përfundimi i luftës në Luginën e Preshevës.
Tre anëtarët e familjes Fetahu, vëllëzërit Ismeti Agimi dhe motra e tyre Minirja, deri më tani kanë jetuar në një shtëpi e cila nuk ka qenë e tyre dhe në të cilën kanë qenë kushtet tepër të vështira për jetë.
Ata kanë treguar se jetojnë më ndihma sociale, dhe se në ambientet të cilat ata kanë jetuar deri më tani kanë qenë me lagështi dhe me probleme tjera, duke shtuar se motra e tyre ka probleme shëndetësore.
Por, më e bukura e gjithë kësaj ka qenë se ata janë suprizuar kur morën lajmin se banesa është e tyre, duke shpërthyer në vaj.
Banesa ka kushtuar rreth 36 mijë euro më mobilim, dhe donatori i saj ka kërkuar që të mos i bëhet publik emri./Telegrafi/