Telegrafi

Donatorët shprehin shqetësim për situatën në Shqipëri

Sipas donatorëve, ekonomia shqiptare i shpëtoi efeteve financiare të krizës globale. “Si partnerë afatgjatë të Shqipërisë që kemi mbështetur përpjekjet e zhvillimit të vendit si dhe rrugën e ndjekur drejt integrimit evropian do të dëshironim të shprehim shqetësimin tonë serioz lidhur me ndikimin negativ që tensionet e vazhdueshme mund të kenë mbi arritjet aktuale të vendit, mbi mjedisin e biznesit si dhe mbi zhvillimin e ardhshëm e të qëndrueshëm ekonomik dhe njerëzor”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ata shprehen se angazhohen për të ndihmuar më tej Shqipërinë për realizimin e agjendës së Shqipërisë për integrim në BE.

Në grupin e donatorëve përfshihen Ambasada e Italisë – Zyra për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ambasada Franceze, Ambasada Hungareze, Ambasada Gjermane, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë, Ambasada e Suedisë, IOM, PNUDI, Zyra e Bankës Botërore në Tiranë, Zyra e Bashkëpunimit Zviceran, Zyra e JICA në Tiranë, si dhe Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë. /Telegrafi/