Lecce – Atalanta është duke u zhvilluar në Serie A, në një ndeshje që janë shënuar katër gola vetëm në 45 minutat e para.
Njeriu kryesor në këto 45 minutat e para ka qenë padyshim mbrojtësi i djathtë Giulio Donati.
Në minutën e 17-të, mbrojtësi italian realizoi një autogol qesharak me kokë në portën e tij për ta kaluar Atalantën në epërsi.
Cosa ha detto per voi Giulio donati? Commentate. pic.twitter.com/AIW4Rc8pb1
— Christian Tolve (@ChristianTolve) March 1, 2020
Bergamaskët shënuan nëpërmjet Zapatas për ta ngritur epërsinë në 0-2, para se Saponoara të shënonte për 1-2 në minutën e 29-të.
Ishte minuta e 40-të e ndeshjes, kur Donati doli sërish në skenë, kësaj radhe duke shënuar një gol fantastik nga distanca për ta barazuar rezultatin në 2-2. /Telegrafi/
wTzeJ1xzltQ
https://www.youtube.com/watch?v=n7UWExatUAU