Telegrafi

Donatella Versace shkëlqeu me dukjen e saj në “Grammy Awards 2022”

Donatella Versace shfaqi barkun e saj të tonifikuar me një fustan të gjelbër me prerje te pjesa e mesit.

Ajo e kombinoi dukjen e saj me një palë çizme me shkëlqim të gjata deri në kofshë, ndërsa ndoqi nga afër mbrëmjen e ndarjes së çmimeve, “Grammy Awaerds 2022” të dielën në mbrëmje.

Dizajnerja italiane e modës, 66-vjeçare dukej jashtëzakonisht rinore në fustanellën e zgjeruar dhe pjesën transparente te barku, shkruan DailyMail.

Për këtë rast magjepsës, nëna e dy fëmijëve lejoi që flokët e saj të drejta bionde t’i valviteshin lirshëm mbi shpatullat e saj në tapetin e kuq të “Grammy Awards 2022”, që vijet u mbajt në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas.

Lexo po ashtu Artisti kontrovers Billy Porter shfaqet me veshje të çuditshme në "Grammy Awards 2022"

Ajo kishte vënë rimel në fytyrën e saj dhe buzëkuqin ngjyrë bezhë, që kanë qenë ngjyrat e preferuara të makijazhit të saj ndër vite.

Pasi u fut brenda, ajo ndërroi fustanin duke veshur një tjetër fustan ngjyrë kafe me xixa, me një rrip të zi dhe të artë dhe çizme të zeza.

Versace dukej e gëzuar në këtë event, teksa ishte kujdesur edhe për dukjen e artistes shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa.

Ajo pozoi gjithashtu për një fotografi me reperen Doja Cat, e cila gjithashtu u shpërblye me një nga çmimet e mbrëmjes në “Grammy Awards”.

Versace kaloi kohë edhe me Lady Gagan, e cila gjitha ishte prezentë në edicionin e 64-të të mbrëmjes së ndarjes së çmimeve të muzikës.

Gaga performoi në skenën e “Grammy Awards 2022” një sërë këngësh nga albumi i fundit i saj dhe bashkëpunëtorit Tony Bennett, “Love For Sale”, i cili mori çmimin “Albumi më i mirë tradicional i zhanrit pop”. /Telegrafi/