Site icon Telegrafi

Donat Rrudhani shënon ndaj Grasshopers, goli i tij ia sjell fitoren Young Boysit

Donat Rrudhani u fut në lojë në pjesën e dytë, duke arritur që të lërë jurmë në fitoren e Young Boys përballë Grasshopers.

Anësori u inkuadrua në lojë në minutën e 63-të të takimit dhe nuk vonoi shumë arriti të shënojë.

Rrudhani e gjeti golin në minutën e 73-të me një goditje të saktë nga brenda zonës, duke e zhbllokuar sfidën për rezultatin 1-0.

https://twitter.com/Dardanianfan1/status/1748778295460540554

Ky është goli i parë këtë sezon i lojtarit që përfaqëson Kosovën.

Ai për këtë paraqitje u vlerësua me notën 7.5 nga SofaScore, ku ishte ndër më të mirët në fushë.

Kastriot Imeri mungoi te Young Boys shkaku i lëndimit, ndërsa Amir Abrashi dhe Florian Hoxha startuan te  Grasshopers.

Young Boys është lider me 41 pikë në Superligën e Zvicrës. /Telegrafi/

Exit mobile version