Donat Qosja është bërë anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori përmes rrjeteve sociale ku ka publikuar edhe ftesën nga Akademia, transmeton Telegrafi.
“Faleminderit. Akademisë i shtohet edhe një anëtar. Unë”, ka shkruar aktori sipër fotografisë.
Akademia Evropiane e Filmit ka rreth tre mijë anëtarë profesionistë të filmit dhe kinematografisë nga e mbarë Evropa.
Veç Donatit, anëtarë të tjerë nga Kosova janë Vjosa Berisha, Fatos Berisha, Jeton Budima, Valon Jakupaj, Veton Nurkollari, Blerta Zeqiri dhe Arben Zharku./Telegrafi/