Telegrafi

Donaldi pranon se këngët e tij janë dedikim? Kërkon nga publiku në koncert që ta bëjnë ‘tag’ Borën

Aktori dhe ish-banori i Big Brother VIP, Donald Veshaj, së fundmi ka bërë edhe një tjetër veprim për të dëshmuar që po tenton të rifitojë ish-të dashurën e tij, Bora Zemani.

Donaldi bashkë me vëllain e tij binjak, Romeon dhe kantautorin Elgit Doda kanë të dielën (17 mars) ishin të ftuar në një nga klubet e natës në Gjakovë për të performuar.

Teksa të tre ishin në skenë, Donaldi pyeti publikun se për ishte dedikim kënga e tij “Nuk je”, ndërsa të gjithë njëzëri thanë emrin e Borës.

Foto: Donald Veshaj

Më pas aktori kërkoi që të gjithë të ia bënin ‘tag’ moderators, duke pranuar në këtë mënyrë që kënga është dedikimi për ish-partneren.

Foto: Donald Veshaj

Ndërkohë, pak ditë më parë Bora reagoi për historinë e saj me Donaldin përmes një shkrimi të gjatë në InstaStory.

Lexo po ashtu Bora Zemani sqaron situatën me Donald Veshaj: Më ka kërkuar falje edhe personalisht, për momentin nuk ka asgjë

Zemani mohoi lajmet që kanë qarkulluar për të dy ku thuhej se ata janë takuar, madje edhe po realizojnë një klip së bashku.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Por, ajo nuk e mohoi faktin që ka dedikime për të në këngët e Donaldit, madje edhe kërkim falje si personalisht dhe publikisht, ndërsa tha se aktualisht nuk ka asgjë mes tyre. /Telegrafi/

@donaldxfan Bëni tag boren tiktok edhe instagram#foryou #fürdich #shqiptaret #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #donaldtrump #borazemani ♬ original sound – Donalti