Site icon Telegrafi

Donaldi pranon publikisht se kënga e tij e fundit ishte dedikim për Borën

Dy aktorët e njohur të humorit, Donald dhe Romeo Veshaj, kanë debutuar mbrëmë (e premte) me emisionin e tyre më të ri “Më lër të flas”.

Mes shumë shakave dhe bisedave me të ftuar specialë, dyshja zhvilluan edhe një lojë mes vete.

Donaldi në një moment është detyruar që të përgjigjet në pyetjen se “cila është moderatorja e tij e preferuar e Top Channel”.

Foto: Top Channel/YouTube

Ai hezitoi të përgjigjet duke marrë parasysh faktin që nuk mund ta thoshte publikisht emrin e ish-të dashurës së tij, Bora Zemani, e cila është prezantuese e një formati në TCH.

Megjithatë ai zgjodhi të pranojë atë që ishte shkruar në një nga kartat e shpëtimit ku deklaronte: “Pranoj që kënga ime e fundit është dedikim për dikë që punon në Top Channel – në rregull”.

Lexo po ashtu Muaj pas mbarimit të BBV, Donald Veshaj thyen heshtjen - thumbon Beatrixin dhe lë të kuptohet se po mundohet ta rifitojë Borën

Kështu Donaldi sikur pohoi se kënga e tij e fundit “Nuk je” është dedikim për prezantuesen Bora Zemani, duke dëshiruar rikthimin me të.

Ndërkohë ai gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP kishte krijuar një lidhje të re me këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila përfundoi pas mbarimit të spektaklit. /Telegrafi/

Exit mobile version