Telegrafi

Donaldi merr urim të veçantë për ditëlindje nga e dashura e tij Bora Zemani

Moderatori i njohur dhe ish banori i Big Brother VIP Albania, Donald Veshaj, feston sot ditëlindjen.

E sigurisht nuk kishte se si të mungonte urimi nga e dashura e tij, njëherësh moderatorja e njohur, Bora Zemani.

Ajo publikoi disa fotografi të ëmbla me Donaldin, derisa i bashkëngjiti edhe një urim të veçantë për ditëlindje.

Foto: Bora Zemani dhe Donald Veshaj / Instagram

“Doja të të bëja një dhuratë, por më pas e kuptova se ti tashmë ke gjithçka që mund të dëshiroje… Mua! Urime ditëlindjen dashuria ime”, shkroi Bora në postimin e saj në Instagram.

Në postimin urues ajo ndau edhe tre fotografi ku pozonte në momentet më të bukura me Donaldin.

Foto: Bora Zemani dhe Donald Veshaj / Instagram

Bora dhe Donaldi janë ndër çiftet më të përfolur në mediet e shtypit rozë.

Duke qenë se janë tejet të komentuar, fansat ndjekin secilin hap të tyre në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Foto: Bora Zemani dhe Donald Veshaj / Instagram
Foto: Bora Zemani dhe Donald Veshaj / Instagram