Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca është rikthyer në ekran pas një pauze të gjatë.
Prezantuesja bionde ka nisur një emision të ri tash e dy javë me emrin “Zemër Luana”, e që u prit mirë nga publiku.
Emisioni i parë me të ftuar Butrint Imerin dhe Don Xhonin tashmë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube.
Për të falënderuar publikun dhe fansat e saj për mbështetje, Luana hyri ‘live’ në Instagram duke u shprehur mirënjohëse për mirëpritjen e tyre.
Një gjë e tillë duket se nuk ka kaluar pa u ironizuar nga aktori dhe moderatori, Donald Veshaj.
Kështu të paktën ka lënë të kuptohet me një postimi që bëri mbrëmë (e diel) në InstaStory.
“Hej si jeni? Kush e do një video për dashurinë që më jepni, për statistika, për klikime e për kështu gjërash. Apo jo? Më mirë jo, e lëmë, e lëmë”, dëgjohet duke thënë Donaldi në video.
Mbetet për t’u parë nëse kjo do të nxisë ndonjë reagim nga Luana si një kundërpërgjigje. /Telegrafi/