Site icon Telegrafi

Donald Veshaj thotë se nëse Ronaldo nuk do të penalizohej nga trajneri i Portugalisë, Messi nuk do të arrinte në finale

Jo të gjithë i janë lumturuar fitores së Argjentinës në finalen e Kupës së Botës e sidomos fansat e Cristiano Ronaldos.

Është aktori dhe prezantuesi shqiptar, Donald Veshaj ai që ka shprehur dëshpërimin e tij për triumfin e Lionel Messit në Kampionatin Botëror.

Që nga humbja e Portugalisë, Donaldi ka treguar se është një fans i yllit portugez teksa tani thotë se nëse ai do të penalizohej nga trajneri Fernando Santos, Messi nuk do të arrinte në finale.

Foto: Donald Veshaj/Instagram

Fillimisht Veshja postoi një foto të futbollisti francez, Kylian Mbappe të cilin e quajti si ‘lojtarin më të mirë të finales’.

Ndërkaq më pas, në një postim të radhës, Donaldi pati edhe një koment për Ronaldon e Messin.

Foto: Donald Veshaj/Instagram

“Zenel Messi futi këtë mik që ta largonte Ronaldon nga Botërori, kishe për ta parë Zenelin ti a e shikonte apo jo finalen”, ka shkruar Donaldi në një ripostim të këngëtarit Elgit Doda.

Në dy ndeshjet e fundit në Botëror, Santos la në stol Ronaldon duke i dhënë mundësin të nisë lojën nga pjesa e dytë si zëvendësues.

Foto: Donald Veshaj/Instagram

Vendimi i tij u kritiku dhe u pa si arsye kryesor pse Portugalia nuk arriti të vazhdonte rrugëtimin në Katar.

Ndërkaq ditë më parë është konfirmuar largimi i Santos si përzgjedhës i Portugalisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version