Në një natë mbushur me emocione dhe premierën e shumëpritur të filmit “5 herë jo”, Donald Veshaj ka dhënë një surprizë që do të mbahet mend për gjatë.
Aktori dhe personaliteti televiziv i njohur i propozoi martesë Bora Zemanit, duke i shtuar edhe më shumë shkëlqim mbrëmjes së veçantë.
Premiera e filmit u zhvillua në ambientet kinematografike të Cineplexx në TEG, dhe nga nesër, filmi do të jetë i disponueshëm në të gjitha kinematë.
“5 herë jo”, filmi i parë që shikon bashkëpunimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt si protagonistë, është një projekt ambicioz me regjinë e talentuar të Erion Bubullimës, dhe premtimet për të janë të mëdha.
“Do të doja ta kalonim jetën bashkë. A do të martohesh me mua?”, u shpreh Donaldi teksa ishte i ulur në gjunjë.
“Po” ishte përgjigja e Bora Zemanit, e cila pranoi unazën e partnerit të saj. Pjesë e propozimit të veçantë ishte edhe djali i moderatores, Arbori, i cili po ndiqte deklaratën e Donaldit i përqafuar me nënën e tij.
Premiera e filmit, e cila u shoqërua me një propozim për martesë në skenë, ka treguar se pasionet e tyre nuk kanë kufij dhe se dashuria e tyre për artin është e jashtëzakonshme.
“5 herë jo” tashmë po pritet me padurim nga fansat, dhe propozimi romantik i Donaldit vetëm shton në hijeshinë dhe pritshmëritë për filmi dhe për çiftin që tashmë ka përfshirë publikun në rrugëtimin e tyre të përbashkët. /Telegrafi/