Site icon Telegrafi

Donald Veshaj: Për mua e di e gjithë Shqipëria që nuk jam në lidhje

Foto: YouTube

Aktori dhe prezantuesi i njohur shqiptar, Donald Veshaj, ka nisur tashmë një format të ri televiziv.

Ai së fundmi ka qenë shumë i përfolur për ndarjen nga Beatrix Ramosaj, e po ashtu edhe për marrëdhënien me ish-partneren e tij, Bora Zemanin.

Me anë të disa postimeve që kishte bërë në Instagram, ai në një mënyrë tregoi se po tenton ta rifitojë sërish dashurinë e yllit të “Përputhen”.

Donald Veshaj (Foto: YouTube)

Sidoqoftë, moderatori bëri një deklaratë mbrëmë (e premte) në “Më lër të flas” dhe tha se është beqar.

Lexo po ashtu Donaldi pranon publikisht se kënga e tij e fundit ishte dedikim për Borën

“Jo, jam vetëm. Realisht jam vetëm. Për mua e di e gjithë Shqipëria që jam vetëm”, u shpreh ai.

Donaldi nisi një romancë të re dashurie në Big Brother VIP me artisten shqiptare, Beatrix Ramosaj, me të cilën u nda menjëherë pas përfundimit të edicionit të parë.

Ai gjithashtu u komentua shumë për raportin me Borën dhe të njëjtit ishin në lidhje prej më shumë se tri vitesh. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube
Exit mobile version