Telegrafi

Donald Tusk të martën viziton Maqedoninë e Veriut

Përpara dhënies së vendimit për dhënien e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, kryetari i Këshillit Evropian ditën e martë do të vizitojë Maqedoninë e Veriut

Ai do të realizoi takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe të zhvillojë një konferencë të përbashkët shtypi pas bisedimeve.

Nesër zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani do të udhëtojë për në Bruksel për të riafirmuar gatishmërinë e vendit për përparim në integrimin evropian përpara samitit të BE në tetor./Telegrafi/