Site icon Telegrafi

Donald Trump zyrtarisht kandidat i republikanëve për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së

Presidenti amerikan, Donald Trump, edhe zyrtarisht u emërua sot si kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në të cilat ai do të garojë kundër demokratit Joe Biden.

Trump mori shumicën e votave, siç pritej, në fillimin e një kongresi katër-ditor republikan në Charlotte, Karolina Veriore. Ai është planifikuar të mbajë një fjalim duke pranuar nominimin të enjten në Shtëpinë e Bardhë.

Konventa Kombëtare Republikane katër-ditore filloi të hënën, dhe Trump është planifikuar t’u drejtohet të pranishmëve. Në kongres do të marrin pjesë fëmijët e tij, udhëheqësit republikanë dhe disa amerikanë që janë bërë ikona konservatorë.

Sonte fjalimet do të mbahen edhe nga zëvendëspresidenti Mike Pence, si dhe ambasadorja e SHBA në OKB Nikki Haley dhe një çift nga Misuri që “mirëpritën” protestuesit e mbledhur në lëvizjen “Lives Matter” me armë para shtëpisë së tyre.

Sot gjatë ditës, Pence u konfirmua gjithashtu një kandidat për zëvendëspresident të SHBA-së.

Ndryshe nga viti 2016, Trump po hyn në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 me mbështetjen e plotë të republikanëve kryesorë edhe pse ai mbetet prapa në sondazhet në shtetet vendimtare të SHBA-së.

Konventa, e mbajtur në një kohë kur epidemia e koronavirusit ka marrë jetën e më shumë se 170,000 amerikanëve, do të jetë thelbësore për formësimin e mesazhit të fushatës së Trump bazuar në ndarjet kulturore, nacionalizmin dhe përparimin ekonomik.

Presidenti pritet të vazhdojë të fajësojë Kinën për pandeminë koronavirus dhe të pretendojë se ai vetëm është i aftë të rindërtojë vendin ekonomikisht.

Trump po vjen në kongres me një javë lajmesh negative, përfshirë arrestimin e ish-kreut të fushatës së tij të fundit presidenciale, Steve Bannon, dhe publikimin e një regjistrimi të bisedave telefonike të motrës së tij më të madhe që kritikojnë karakterin e tij. /KP/

Exit mobile version